Donin të vrisnin borxhliun, qëlluan një tjetër/ Arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

Shkodra

Donin të vrisnin borxhliun, qëlluan një tjetër/ Arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 15:37
Foto

Dy vëllezër u arrestuan në Shkodër  pas një atentati të dështuar në Theth.

Ata ndoqën me makinë një person për të cilin pretendonin se u kishte borxh 600 euro.

Nga makina Kujtim Koçeku qëlloi në drejtim të shënjestrës së tyre të cilit i kishin kërkuar paratë por s’ua kishte dhënë sipas rrëfimit të tyre më pas në polici. Por në vend të qëllojnë  borxhliun  28 vjeçar plumbat kapën një tjetër makinë duke plagosur 23 vjeçarin Paulin Harushën.

Vëllai i atentatorit Nikolin Koçeku, u arrestua gjithashtu për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat