Detaje të rënda dalin në dritë nga krimi makabër në Shkodër, gruaja disa ditë më parë ...

Shkodra

Detaje të rënda dalin në dritë nga krimi makabër në Shkodër, gruaja disa ditë më parë ...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 20:53
Shkodër

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi në familje tronditi Shkodrën ketë të mërkure, ku viktime kanë mbetur çifti i të moshuarve Fadil dhe Sanije Bandulla.

Sipas Top Channel, Sanije Bandulla është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, me lëndime të shumta për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Rasti më i fundit, ka qenë fundjavë e kaluar, ku ka rrëfyer edhe përpara patrullës së policisë, në spital, për dhunën e ushtruar ndaj saj dhe ka kërkuar ndihme nga uniformat blu. Ndihmë qe nuk erdhi kurrë!

Krimi ndodhi lagjen “Ahmet Haxhija” ne afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, ku Fadili pasi ekzekutoi gruan me kallash, vrau edhe veten. Dy të moshuarit  të cilët jetonin të vetëm pasi fëmijët i kishin në emigracion, prej kohësh kishin konflikte me njeri tjetrin. Debatet kanë përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit nga Fadil Bandulla, i cili ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij 83-vjeçare duke e lënë te vdekur në vend e me pas ka qëlluar edhe veten.

Ndërkohë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e së dielës, pasi komshinjtë kanë dëgjuar të shtënat me arme zjarri por policia nuk ka arritur ti identifikoje. Dyshohet se kanë qenë fqinjët  qe serish kanë bërë denoncimin në polici pasi nuk i kishin parë të moshuarit prej 3 ditësh.  Pas kontrolleve te uniformave blu në banesën e çiftit, u gjetën edhe trupat e pajete si dhe u sekuestrua arma e përdorur tip kallashanikov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat