Shkodër/ U kapën duke transportuar mbi 96 kg kanabis, arrestohen 4 trafikantët

Shkodra

Shkodër/ U kapën duke transportuar mbi 96 kg kanabis, arrestohen 4 trafikantët

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Mbi 96 kg kanabis janë sekuestruar nga policia në Shkodër, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët po transportonin lëndën narkotike.

Policia e Shkodrës njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Bzheta”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Z., 30 vjeç, A. L., 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, P. F., 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe B. B., 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve kishin marrë informacione se këta shtetas po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur Bzhetë, në Njësinë Administrative Shkrel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar tre automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B., P. Z. dhe P. F. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi P. F. ishte pasagjer shtetasi A. L.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 8 aparate celular dhe 3 automjete. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat