Tkurret sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër, 15 banesa me prezencë uji në Obot

Shkodra

Tkurret sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër, 15 banesa me prezencë uji në Obot

Më: 25 janar 2023 Në ora: 09:15
Shkodra

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës është tkurrur krahasuar nga një ditë më parë me 80 hektarë. Aktualisht atje vijon të jetë nën ujë një sipërfaqe prej 1320 hektarësh.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit vijon të jetë 1300 hektarë sipërfaqja e përmbytur. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji në nivelin 75 centimetra dhe nuk ka ndryshuar krahasuar me dje.

Në Obot ka prezencë uji në oborre në 15 banesa. Aktualisht atje operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Ndërkohë në Njësinë Administrative Dajç ka mbetur e përmbytur një sipërfaqe me 20 hektarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat