Grabitet shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër, autorët mbesin duarbosh dhe marrin sendet e sanitareve

Shkodra

Grabitet shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër, autorët mbesin duarbosh dhe marrin sendet e sanitareve

Më: 20 mars 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Shkolla 9 vjeçare “Ismail Qemali” një nga shkollat më në zë të Shkodrës është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Persona të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë brenda ambienteve të shkollës. 

Objektiv ka qenë salla e kodimit e informatikës një investim i ri në këtë shkollë.

Por ato nuk kanë arritur të hapin derën e sallës duke arritur të marrin vetëm disa sende të sanitareve dhe një laptop në një nga ambientet e hapura të godinës së shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat