Akset rrugore në Shkodër, të hapura për qarkullim/ Kelmendi pa energji elektrike

Shkodra

Akset rrugore në Shkodër, të hapura për qarkullim/ Kelmendi pa energji elektrike

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Reshjet e borës vazhdojnë në Shkodër, por këtë të mërkurë paraqiten më pak probleme.

Në akset Bogë – Theth dhe Tamarë – Vermosh gjate natës ka pasur reshje shiu, që më pas gjatë mëngjesit janë kthyer në reshje bore. Ndërkohë, po punohet për pastrimin e borës dhe rrugët janë të hapura për qarkullim.

Në aksin Hani i Hotit – Tamarë vazhdojnë reshjet të dendura të shiut.

Ndërkohë, në Kelmend ka ndërprerje të energjisë, për shkak të motit të keq.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat