Shkodër/ Mori 1500 euro për të legalizuar një pronë, ndalohet 32 vjeçari, shpallet në kërkim personi që i dha paratë

Shkodra

Shkodër/ Mori 1500 euro për të legalizuar një pronë, ndalohet 32 vjeçari, shpallet në kërkim personi që i dha paratë

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njoftoi ndalimin e shtetasit Sh. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe shpalljen në kërkim të shtetasit B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër, për dyshimin e përfshirjes në një rast ryshfeti.

Sipas policisë, B. B. dyshohet se i ka dhënë 1,500 euro shtetasit Sh. S., i cili i kishte premtuar se mund të ndërhynte te institucionet vendore për legalizimin e një prone private në emër të nënës së tij, në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare po punojnë për kapjen e shtetasit B. B.

 Ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat