Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë antikomuniste

Shkodra

Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë antikomuniste

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 17:13
Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë antikomuniste

Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë antikomuniste, ngjarje që shënoi për herë të parë në Shqipëri rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha dhe nisi një kapitull të ri në historinë e vendit.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë memorialit kushtuar kësaj ngjarjeje historike, në sheshin përpara Bashkisë së Shkodrës.

Kurora me lule u vendosën nga drejtues të shoqatës “13 Dhjetori”, deputetë të Partisë Demokratike, përfaqësues të degës së PD-së dhe grupit të këshilltarëve bashkiakë, si edhe nga shoqata e ish-të përndjekurve politikë.

Ish-pjesëmarrës në demonstratën e 13 dhjetorit 1990 dhe përfaqësues të Partisë Demokratike ri sollën në vëmendje ngjarjet dhe mesazhet e asaj dite

Demonstrata e 13 dhjetorit 1990 në Shkodër i parapriu shembjes së shtatores së Enver Hoxhës nga studentët në Tiranë dhe zhvillimeve të tjera që çuan në rënien e regjimit komunist.

Në përkujtim të 35-vjetorit të kësaj ngjarjeje, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Ai shprehet se kjo histori na kujton se liria kërkon kujtesë, përgjegjësi dhe punë të përditshme për të ndërtuar të ardhmen që duam.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat