MSH: Për 24 orë hospitalizohen 52 pacientë në Covid-qendrat në Shkup

Shkupi

MSH: Për 24 orë hospitalizohen 52 pacientë në Covid-qendrat në Shkup

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:23
Ilustrim

Në Covid – qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 52 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 437

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 24 pranime, edhe atë 24 pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, nga tre pacientë në Covid – qendrën në Klinikën për neurologji dhe në Klinikën për nefrologji, dy janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenorologji dhe shtatë në qendrën e re të hapur në Klinikën për sëmundje të syve. Në Covid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive janë pranuar 11 persona.

Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar 68 pacientë të shëruar.

“Për momentin, në Covid – qendrën e Klinikës dermatologjike trajtohen 14pacientë, në Klinikën për neurologji ka 31 të sëmurë, ndërsa në Insitutin për TBC janë pranuar gjithsej 42 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji trajtohen gjithsej 42 persona, ndërsa në Covid – qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë të sistemuar 25 pacientë, ndërsa në Klinikën infektive një pacient”, shtohen në kumtesë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 105 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive trajtohen 152 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, ka 23 pacientë, prej të cilëve 9 fëmijë dhe 31 të moshuar.

“Gjithsej 437 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Covid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.

Një pjesë e madhe prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Edhe krahas pranimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në ora 8 ka pasur 70 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit në shtëpi të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë edhe në Klinikën për sëmundje infektive edhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet e sapohapura infektive posedojnë furnizim të oksigjenit”, shtohet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat