Ambasada e Holandës në Shkup, përgënjeshtron lajmin për mbështetjen e vetos bullgare

Shkupi

Ambasada e Holandës në Shkup, përgënjeshtron lajmin për mbështetjen e vetos bullgare

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
Ambasada e Holandës në Shkup

Ambasada e Holandës në Shkup i cilëson si lajme të rrejshme informatat se Holanda e mbështet Bullgarinë në bllokimin e kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Holanda ka vlerësuar dhe ende vlerëson se Maqedonia e Veriut ka bërë progres të mirë dhe se Konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet menjëherë pas miratimit të kornizës negociuese. Njoftimet e disa mediave se Holanda i ka dhënë përkrahje vetos bullgare, janë të pabaza dhe lajme të rrejshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Holandës në Shkup.

Në reagimin e ambasadës më tej theksohet se Qeveria e Holandës më 30 Tetor 2020 ka njoftuar Parlamentin holandez për vendimin se konferenca e përbashkët ndërqeveritare mund të mbahet.

“Ky qëndrim mbetet i pandryshuar. Holanda vlerëson se Maqedonia e Veriut ka bërë progres të mirë dhe se Konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet menjëherë pas miratimit të kornizës negociuese”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Holandës në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat