Shkupi dhe Zagrebi me ajrin më të ndotur në rajon

Shkupi

Shkupi dhe Zagrebi me ajrin më të ndotur në rajon

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Foto Ilustrim

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është sot qyteti më i ndotur në rajon, duke u renditur i dhjeti në botë në listën e faqes zvicerane IQAir.

Indeksi i cilësisë së ajrit në qytetin kroat është 153.

Vendi i dytë në rajon, dhe i 15-ti në botë, është kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi me një indeks të cilësisë së ajrit 139.

Beogradi renditet i 71-ti në listë, Prishtina e 80-ta, ndërsa Sarajeva e 92-ta.

IQAir zviceran ka më shumë se 10.000 stacione matëse në të gjithë botën dhe shfaq harta të cilësisë së ajrit në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat