Në qendrat kovide në Shkup janë shtruar 40 pacientë të rinj me coronavirus

Shkupi

Në qendrat kovide në Shkup janë shtruar 40 pacientë të rinj me coronavirus

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 40 pacientë të rinj u shtruan në spital në qendrat kovide në Shkup, ndërsa 32 janë shëruar.

Kështu, numri aktual i pacientëve në spitale është 495, ndërsa numri i shtretërve të lirë spitalor deri në këtë mëngjes ishte rreth 20, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Ata kryesisht janë të shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive – 146, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” – 110. Në Spitalin e Fëmijëve në Kozle, ka 38 pacientë.

Në klinikat interne situata është si vijon: 53 pacientë në Institutin TBC, 30 në Klinikën e Neurologjisë, 28 në Klinikën e Dermatologjisë dhe ORL, 24 në Klinikën Gastroenterohepatologjike, 21 në Klinikën e Nefrologjisë dhe 17 në Klinikën e Syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat