Gjithsej 319 persona po trajtohen për coronavirus në Shkup

Shkupi

Gjithsej 319 persona po trajtohen për coronavirus në Shkup

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 28 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 319 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur tetë pranime edhe atë: nga një pacient në Klinikën për Gastroenehepatologjisë dhe në Klinikën e Dermatologjisë, dy në Klinikën e Nefrologjisë dhe katër në Kovid Qendrën për Neurologji.

Në 24 orët e kaluara, 35 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 99 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 130 pacientë.

Gjithsej 391 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat