Për 24 orë në Shkup hospitalizohen 18 pacientë me COVID-19

Shkupi

Për 24 orë në Shkup hospitalizohen 18 pacientë me COVID-19

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:15
Foto Ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 18 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 355 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 10 hospitalizime edhe atë në nga një në Klinikën e Gastroenerohepatologjisë, në Klinikën e Dermatologjisë, në Institutin për TBC dhe në Klinikën e Nefrologjisë. Në Klinikën e Neurologjisë janë pranuar dy pacientë, njëlloj sa në ORL dhe në Klinikën e Syve.

Në 24 orët e kaluara, 20 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 99 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 94 pacientë.

Gjithsej 355 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat