Në covid-qendrat në Shkup trajtohen gjithsej 260 pacientë

Shkupi

Në covid-qendrat në Shkup trajtohen gjithsej 260 pacientë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:00
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara në covid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar nëntë pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 260 persona të dyshimtë ose të konfirmuar për Covid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se numër i madh i pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interne ka pasur pesë pranime. Në covid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur dy pranime të reja të pacientëve, po aq edhe në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë liruar tetë pacientë të shëruar.

Në këtë moment në Klinikën për lëkurë në covid-qendrën po trajtohen 22 pacientë, në Klinikën për neurologji 28 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 16 pacientë me simptome të koronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 85 pacientë, në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 30, ndërsa në KOGJ tre pacientë.

“Numri i pritjeve gjatë ditëve të kaluara është stabil dhe në mëngjes deri ora 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas çlajmërimeve të bëra të pacientëve të shëruar, të lirohen dhe vende tjera shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë qasje në oksigjen dhe mund të përkujdesin pacientë, të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat