Arrestohet shkupjani i dënuar me shtatë vite burg

Shkupi

Arrestohet shkupjani i dënuar me shtatë vite burg

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Sot rreth orës 17.00, në fshatin Ratajë të Tetovës, efektivët e policie nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Departamenti i Kërkimit të Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me SPB Tetovë, e kanë arrestuar 41-vjeçarin S.M.

Nga fshati Konjare e Shkupit.

Nga SPB Tetovë thonë se ai ka qenë i dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, në përputhje me nenin 236 të Kodit Penal.

Pas arrestimit të realizuar me urdhër të gjykatës, S.M. do të dërgohet në INKP “Idrizovë” në Shkup për të vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat