Danela Arsovska shpall kandidaturën për kryetare të Shkupit

Shkupi

Danela Arsovska shpall kandidaturën për kryetare të Shkupit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:53
Danela Arsovska

Kryetarja aktuale e Lidhjes së Odave Ekonomike e Maqedonisë, Danella Arsovska, do të kandidojë si e pavarur për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkupit në zgjedhjet lokale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në Facebook, ku kërkon ndihmën e qytetarëve që dëshirojnë ndryshim.

“Të dashur qytetarë të Shkupit, bashkëqytetarë të mi, do të doja të ndaja publikisht me ju dhe të shpall zyrtarisht kandidaturën time si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Shkupit dhe kërkoj mbështetjen e të gjithë juve njerëzve të ndershëm që doni ndryshim. Është koha për të vepruar ndryshe nga më parë, dhe koha nuk po pret askënd. Po vjen fundi i agjendave politike dhe premtimeve të rreme. Kalkulimet politike, gënjeshtrat dhe korrupsioni na privojnë vazhdimisht nga shanset për një jetë normale. Lojërat në prapaskenë kanë pushtuar qytetin dhe funksionimin e tij për një kohë të gjatë, dhe pakënaqësia e qytetarëve po rritet vazhdimisht”, ka shkruar Arsovska në Facebook.

Ajo gjithashtu thotë se është koha të zgjidhet në mes premtimeve boshe dhe të parealizuara ose personaliteteve të aftë dhe me vlera.

“Si një person i ndërtuar dhe një grua që me punë dhe përkushtim ka arritur sukses në sfidat personale dhe profesionale, ju bëj thirrje së bashku të përkushtohemi për Shkupin që të rritet në një metropol modern dhe evropian”, tha Arsovska.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat