Në Klinikën e Shkupit ndërron jetë një fëmijë 2-vjeçar

Shkupi

Në Klinikën e Shkupit ndërron jetë një fëmijë 2-vjeçar

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Klinika universitare për sëmundje tek fëmijët deri tek Qendra për përkujdes social dhe deri tek SPB Shkup ka paraqitur rastin për fëmijën dyvjeçar me histori të gjatë të sëmundjeve, i cili nga ana e familjes kujdestare është sjellur në gjendje të rëndë në Klinikën për fëmijë, ku edhe përskaj përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ka vdekur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për fëmijë që ka pasur sëmundje të shumta. Para një vit i janë bërë disa intervenime kirurgjike. Fëmija ka pasur edhe probleme tjera me ritmin e zemrës, ngecje në zhvillim, probleme me frymëmarrjen.

Para pesë ditëve, 15 minuta para mesnatës është sjellur i dehidruar dhe i ftohur në Klinikën për fëmijë. Nga familja kujdestare nuk janë dhënë kurrfarë të dhëna shëndetësore mjekëve dhe personelit mjekësor. Nuk ka pasur temperaturë por ka qenë i dehidruar, dhe i dobësuar. Për shkak të gjendjes kritike, mjekët menjëherë kanë reaguar drejtë shërimit intensiv. Analizat laboratorike kanë treguar anemi dhe parametra të dobësuara si pasoj e sëmundjeve që ka pasur. Edhe përskaj terapisë së dhënë, fëmiut i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Për shkak të protokolleve të Kovid-19, pacientit të vogël i është bërë kovid-testi dhe i njëjti ka rezultuar pozitivë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej MSH-së tregojnë se fëmija dyvjeçar i vdekur do të evidentohet në statistikën e sotme të Institutit për Shëndet Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat