BDI ka Badinterin në këshillin e Shkupit: Propozimi për ndryshimin e emrave nuk kalon

Shkupi

BDI ka Badinterin në këshillin e Shkupit: Propozimi për ndryshimin e emrave nuk kalon

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Pas iniciativës për anulimin e Vendimit të miratuar për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve me figurat dhe ngjarjet e shënuara të historisë së popullit shqiptar nga ana e VMRO DPMNE-së.

Që është në koalicion me Levicën dhe Aleancën për Shqiptarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nga ky subjekt politik potencojnë se kategorikisht e kundërshtojnë iniciativën e këtillë dhe poashtu bëjnë me dije se një iniciativë e tillë nuk kalon pasi BDI ka në dispozicion mekanizmin e Badinterit.

Që varet nga votat e këshilltarëve të BDI-së të cilët nuk do të lejojnë kalimin e një pike të këtillë të rendit të ditës që është skandaloze dhe tregues i qartë i politikave nacionaliste dhe antivlerave të bashkëjetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat