Në Shkup mbi 190 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Shkupi

Në Shkup mbi 190 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Më: 31 janar 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar e kontrollet e shtuara në trafik, me çka vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar 191 gjoba, edhe atë: 64 për tejkalim të shpejtësisë, 24 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 18 për makina teknikisht të parregullta.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për vozitës fillestar, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

4 për kalim në të kuqe dhe 20 gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave, me qëllim që të kontribuohet për siguri më të madhe në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat