Policia arreston personin që vidhte makinat në Shkup

Shkupi

Policia arreston personin që vidhte makinat në Shkup

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kapur një vjedhës i veturave në Shkup Gjatë ditës së djeshme është parashtruar kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit N.A. nga Shkupi, ndërsa i njëjti është arrestuar me datë 20.04.2022. Ai dyshohet për 3 veprat penale “marrje të automjetit”, respektivisht shkelje të nenit 242 të Kodit Penal, dhe për veprën penale “vjedhje”, konkretisht shkelje të nenit 235 nga Kodi Penal.

“Përkatësisht, me datë 02.11.2020 në ora 18.10, në Shkup Saraj, N.A. nga Shkupi, ka shfrytëzuar momentin e përshtatshëm dhe në mënyrë të kundërligjshme ka marrë veturën e pasagjerëve “Mercedes”, në pronësi të M.Z. (52) nga Shkupi. Më vonë nga ana e zyrtarëve policorë në Saraj, vetura e marrë është gjetur në autostradën Tetovë-Shkup dhe është konstatuar se nga automjeti janë marrë edhe disa sende të tjera”.

“Gjithashtu, më datë 15.12.2021 në ora 16:00 në zonën e Gjorçe Petrovit, N.A. ka shfrytëzuar pakujdesinë e B.T. (57) nga Gostivari dhe ka vjedhur veturën e pasagjerëve “Hyundai”, të cilën ai po drejtonte, ndërsa ishte në pronësi të një kompanie publike. Vetura e marrë është gjetur pak më vonë nga zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në rrugën lokale f. Shishevë – f. Gërçec. Është konstatuar se nga automjeti N.A. ka marrë disa sende personale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

“Më datë 25.01.2022 në ora 18:10 në zonën e Gjorçe Petrovit, N.A. në të njëjtën mënyrë ka marrë veturën e pasagjerëve të tipit “Volkswagen Passat”, në pronësi të M.T. (45) nga Shkupi, nga e cila ka marrë edhe disa sende personale. Automjeti është gjetur nga punonjësit e Policisë së Njësisë së Policisë Intervenuese në vendin e quajtur “Nivi”, rajoni i fshatit Gërçec”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat