​Dëmtohet bredhi i Nënës Terezës në Shkup

Shkupi

​Dëmtohet bredhi i Nënës Terezës në Shkup

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Erërat e forta kanë dëmtuar dhe shkulur bredhin e Nënës Terezë në sheshin e Shkupit. Lidhur me këtë ka reaguar Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup-ITSHKSH.

ITSHKSH ka apeluar që të ndërmerren të gjitha masat që ky bredh të rikthehet aty ku ka qenë.

Çuditërisht ky apel i ynë hasi në vesh të shurdhër dhe sot në vend se ta sanojnë gjendjen, duke e rikthyer bredhin në gjendjen e mëparshme, atë e kanë pre në disa pjesë, e kanë ngarkuar në kamionetë dhe e kanë dërguar në një drejtim të panjohur. Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”, thuhet në komunikatë.

ITSHKSH ka kërkuar nga institucionet shtetërore të veprojnë në frymën e normave që parashihen ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë trashëgiminë kulturore e shpirtërore.

Njëherësh kërkojmë nga autoritetet e Qytetit të Shkupit që në një afat sa më të shkurtër të mbjellin një bredh tjetër, por me përmasa më të mëdha, ku sërish do të rikthehet shënimi i gravuar që tregon se Nënë Tereza e kishte mbjellë një bredh në vendin ku kishte qenë shtëpia e saj e lindjes”, thuhet në komunikatën e ITSHKSH-Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat