E sulmoi fizikisht udhëtarin, NPT Shkup pezullon shoferin e autobusit

Shkupi

E sulmoi fizikisht udhëtarin, NPT Shkup pezullon shoferin e autobusit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike Transportuese (NPT) Shkup e ka konfirmuar rastin e shoferit, i cili e ka sulmuar fizikisht një udhëtar.

Nga NPT thonë se kanë marrë masa dhe e kanë pezulluar shoferin e tyre.

“Ju njoftojmë se NPT Shkup menjëherë ka marrë masa për zbardhjen e ngjarjes së djeshme në mbrëmje në një automjet të NPT-së në linjën 24 në mes të shoferit dhe një pasagjeri dhe nga video incizimet e automjetit është konstatuar se shoferi ka sulmuar fizikisht pasagjerin”.

“Sot është përgatitur vendim për pezullimin e shoferit dhe ka nisur procedura për marrjen e masave përkatëse ligjore për shkeljen e kryer në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e NPT-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat