Arrestohet hajni në Shkup, sendet e vjedhura i kthehen pronarit

Shkupi

Arrestohet hajni në Shkup, sendet e vjedhura i kthehen pronarit

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Sot në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup zyrtarët policor nga SPB Bit Pazar, kanë privuar nga liria I.B. (55) nga Shkupi për vepër penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV, e cila ishte kryer më 15.07.2022.

Është zhvilluar bisedë zyrtare ku i arrestuari ka shpjeguar plotësisht mënyrën e kryerjes së krimit.

Ajo që është marrë i është kthyer të dëmtuarit, dhe kundër I.B. Prokuroriria kompetente do të dorëzojë kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat