Pritet shkarkimi i drejtorëve të dy klinikave të Shkupit

Shkupi

Pritet shkarkimi i drejtorëve të dy klinikave të Shkupit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Drejtori Onkologjisë dhe drejtoresha e Pediatrisë janë dy nga udhëheqësit e klinikave që pritet të shkarkohen për dyshime të keqpërdorimeve në pozitat zyrtare.

Kryeministri Kovaçevski tha se brenda 48 orësh do të dihen detajet për këtë raport.

“Kam dëshmuar se nuk jam person shumë tolerant, dhe se në bazë të fakteve i sjell vendimet. Kam kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që të përgatis raport lidhur me dy klinika dhe në bazë të atij raporti në afat prej 24 orëve do të mund të merrni përgjigje në pyetjen tuaj”, u përgjigj Kovaçevski.

Ndërkaq, në seancën e sotme qeveritare ministri shëndetësisë Bekim Sali do të dorëzoj raportin për 12 Klinikat në QKU Nënë Tereza Shkup.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat