Rrahu partneren brenda autobusit dhe tmerroi udhëtarët tjerë

Shkupi

Rrahu partneren brenda autobusit dhe tmerroi udhëtarët tjerë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Udhëtarët e një autobusi urban në zonën e Qendrës së Shkupit janë tmerruar kur pasditen e 9 janarit një burrë ka rrahur brenda autobusit partneren e tij.

Përveç që e ka sulmuar fizikisht atë, i njëjti është sjellur në mënyrë agresive edhe ndaj udhëtarëve tjerë në autobus, duke shkaktuar kaos për disa minuta. Rasti është paraqitur në polici, ku po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë.

“Më datë 09.01.2023 në ora 14:45 në Stacionin Policor Qendër, M.L (42) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 01:30 në një autobus urban në zonën e Qendrës, për shkak të marrëdhënieve të prishura është sulmuar fizikisht nga ana e partnerit të saj jashtëmartesor V.S, i cili më pas është sjellur në mënyrë agresive ndaj pasagjerëve të tjerë në autobus.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thuhet në raportin e MPB-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat