Arsovska emëron drejtorë të rinj në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit

Shkupi

Arsovska emëron drejtorë të rinj në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:40
Danella Arsovska

Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se kanë emëruar drejtor të rinj në N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, në Kopshtin Zoologjik, ndërsa në N.P. “Higjiena Komunale” i është vazhduar mandati drejtoreshës së deritanishme. Nga Qyteti i Shkupit thonë se po shqyrtohen emrat edhe për drejtor të ri në Qendra Kulturore Maqedonase.

“Drejtor i ri i në N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” është emëruar Dragan Ilievski, inxhinier mekanik me më shumë se 20 vite përvojë pune. Drejtori i mëparshëm, Marjanço Mitovski, i cili nga radhët e të punësuarve u emërua në këtë pozitë, vazhdon angazhimin e tij si drejtor sektorial i kompanisë.

Drejtor i ri i Kopshtit Zoologjik është Zoran Popov, i cili vjen nga radhët e punonjësve. Popov është një ekonomist me 20 vjet përvojë pune. Qendra Kulturore Maqedonase QKM do të ketë drejtor të ri pas vlerësimit të CV-ve për këtë pozitë.

Kosana Mazneva është emëruar me mandat të ri dhe vazhdon të mbajë postin e drejtoreshës së ndërmarrjes publike ‘Higjiena Komunale’ – thonë nga Qyteti i Shkupit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat