Punonjësit e ambasadës amerikane në Shkup pastrojnë grafitet antisemite

Shkupi

Punonjësit e ambasadës amerikane në Shkup pastrojnë grafitet antisemite

Më: 30 janar 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA-së në Shkup njofton se në bashkëpunim me Komunën e Karposhit pastroi parkun në lagjen Bardovci dhe si dhe hoqi mbishkrimet antisemitike nga muret e një ndërtese lokale.

Nga Ambasada thonë se këtë e kanë bërë me qëllim krijimin e një mjedisi pa fanatizëm, urrejtje dhe jotolerancë.

“Ambasada e SHBA-së në Shkup bashkëpunoi me Komunën e Karposhit për të pastruar një park në lagjen Bardovci dhe për të hequr mbishkrimet antisemitike nga muret e një ndërtese lokale.

Dhjetëra anëtarë të Ambasadës iu bashkuan këtij shërbimi komunitar, të iniciuar nga një punonjës i Ambasadës, me qëllim krijimin e një mjedisi pa fanatizëm, urrejtje dhe intolerancë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Shkup.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat