Edhe sot alarme për bomba në Shkup, kërcënohen 18 shkolla të mesme dhe fillore

Shkupi

Edhe sot alarme për bomba në Shkup, kërcënohen 18 shkolla të mesme dhe fillore

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

MPB bën të ditur se në 18 shkolla të Shkupit ka pasur denoncime për bomba.

Nga MPB shtojnë se po vijojnë procedurat e rregullta për kontroll.

“Sot (09.02.2023) në ora 13:30 në SPB-Shkup është raportuar se në e-mail adresën e 18 shkollave fillore dhe të mesme në rajonin e Shkupit është dërguar kërcënim për vendosje të mjeteve shpërthyese.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave, po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat