151 gjoba për shoferët në Shkup, 23 për vozitje të shpejtë

Shkupi

151 gjoba për shoferët në Shkup, 23 për vozitje të shpejtë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 09:54
Policia

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 gjoba, nga të cilat 23 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 për vozitje pa patentë shofer, 21 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Gjashtë masa janë vendosur për tejkalim të parregullt të automjeteve, pesë sanksione për automjete të paregjistruara, tre masa për vozitje nën nën efektin e alkoolit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat