Aksion policor në Shkup, arrestohen disa shitës të drogës

Shkupi

Aksion policor në Shkup, arrestohen disa shitës të drogës

Më: 16 mars 2023 Në ora: 19:32
Policia

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Shkup, gjatë të cilit është arrestuar një grup i madh i shpërndarësve të drogës në rrugë.

Sipas informacioneve fillestare, janë arrestuar shitës të amfetaminës dhe mes të arrestuarve është edhe një mësuese e shkollës fillore.

Nga MPB konfirmojnë se një operacion policor është duke u zhvilluar.

 Por më shumë detaje do të bëjnë të ditur nesër, pas përfundimit të operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat