Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shkupi

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Më: 31 maj 2025 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

SPB Shkup njofton qytetarët se nesër duke filluar nga ora 17:00 deri në 18:00, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku, me ç’rast trafiku do të riorientohet në rrugët përreth

Kjo për shkak të mbajtjes së një gare me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë.

“Gara do të fillojë nga pozicioni i nisjes te Porta Maqedonia, djathtas përgjatë rrugës ,,Dimitrie Çuposki’’, djathtas përgjatë rrugës ,,Vasill Gllavinov’’, drejt përgjatë bulevardit ,,VMRO’’, majtas përgjatë blvd.,,Ilinden’’ deri në kryqëzimin me rrugën ,,Naum Naumovski Borçe’’ – Parku i Qytetit te monumenti i Goce Dellçevit”, kumtoi SPB Shkup.

Prej aty ju bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet eventi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat