Arrestohet personi që sulmoi Ambasadën e Bullgarisë në Shkup

Shkupi

Arrestohet personi që sulmoi Ambasadën e Bullgarisë në Shkup

Më: 12 janar 2026 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria personi që dëmtoi xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.

“Sot (12.01.2026), në orën 12:40, në rrugën “Kiril dhe Metodi” në Shkup, zyrtarë policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria Sh.A. (54) nga Shkupi, pasi që dje (11.01.2026) ka dëmtuar xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup".

"Menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.

Sh.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat