Aksident trafiku në Shkup, lëndohet rëndë një motoçiklist

Shkupi

Aksident trafiku në Shkup, lëndohet rëndë një motoçiklist

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 20:18
Fotoilustrim

Një motoçiklist ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Shkup, në aksident janë përfshirë një motoçikletë e tipit “Honda”, e drejtuar nga D.Sh. (41) nga Shkupi, dhe një veturë “Volkswagen Passat”, të cilën e drejtonte R.T. (51) nga Kërçova.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lëndimet janë konfirmuar nga mjekët në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa ekipet e SPB Shkup kanë kryer inspektimin për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat