Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Zjarri ka rënë rreth orës 16:30 në një pallat 4-katësh në ndërtim, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.
Mësohet se në katin e parë të godinës qëndronte një endacak dhe kishin marrë flakë materialet me të cilat ai kishte sajuar 'strehën' e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.