Kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit Ilir Meta dekretet për ministrat e rinj
Dekretet janë dërguar mbrëmjen e djeshme, ndërsa kreu i qeverisë ka pasur edhe një komunikim me kreun e shtetit.
Rama depozitoi kërkesat për lirimin e tetë ministrave dhe emërimin e nëntë të rinjve, pasi shtoi në kabinet edhe ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh
Votimi i shkarkimeve dhe emërimeve pritet që të bëhet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar në datë 21 janar.
Ministrat e rinj
Erion Braçe, Zv.Kryeministër
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
Elva Margariti, Ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministrat që u larguan
Senida Mesi, Zv.kryeministre
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme
Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit
Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturë