Pamje/ Ja si duket nga brenda shtëpia e kryeministrit Edi Rama

Shqipëria

Pamje/ Ja si duket nga brenda shtëpia e kryeministrit Edi Rama

Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:19
Shtëpia e kryeministrit Edi Rama

Siç dihet tashmë, kryeministri Edi Rama jeton në Surrel në një shtëpi që shpesh është bërë pjesë e mediave. Por kurioziteti i madh për të parë pamjet nga brenda ambienteve të familjes së kryeministrit është shuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Xing me Ermalin” ku ishte i ftuar vet Edi Rama.

Vet kryeministri ka sjell dy foto të dy dhomave të shtëpisë dhe është shprehur se shtëpia nuk ka salltanete, as gipse apo pllaka që të duket sikur hyn në disko dhe është shtëpi shumë e mirë.

Në foto shfaqen dy dhoma të shtëpisë: dhoma e gjumit dhe një dhomë tjetër që në të ardhmen do të jetë studioja e kryeministrit.

“Në shtëpi ka edhe dy dhoma gjumi të tjera si ato që pamë. Tani një shtëpi që u bë falë gruas sepse po të mos ishte ajo nuk bëhej. Se unë kam jetuar me teorinë që vijmë vetëm dhe ikim vetëm nga kjo botë. Mirëpo kur martohet njeriu  mblidhet dhe ishte gjithë merita e Lindës që u bëra dhe unë me shtëpi”, u shpreh Rama.

Kryeministri pranoi gjithashtu se pasi të heqë dorë nga politika ka menduar që punën ta zhvillojë në shtëpinë e tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat