Temperatura të ulëta dhe borë, ja si do të jetë moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Temperatura të ulëta dhe borë, ja si do të jetë moti sot në Shqipëri

Më: 8 janar 2019 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin.

Më të dendura, vranësirat paraqiten në zonat malore. Pasditja sjell shtim të tyre, fillimisht në zonat malore dhe gjatë natës shtrihen në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -12°C në 10°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat