Kreu i Gjykatës Kurbin del para KPK

Shqipëria

Kreu i Gjykatës Kurbin del para KPK

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:33
KPK

Kreu i Gjykatës Kurbin, Alfred Gjoni, ka dalë këtë të mërkurë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Problem për të është bërë një apartament 60 m2 i blerë në në vitin 2001 për 1,9 milionë lekë, një vlerë më e ulët se sa vlera e tregut për atë periudhë.

Por për gjyqtarin Alfred Gjoni, kjo pikë nuk qëndron pasi është çmimi real i blerjes.

“Për gjetjen tuaj se nuk përputhet çmimi i banesës me vlerën e tregut, po ju bashkangjis kontratat e të gjithë banorëve në pallat. Aty kuptohet qartë se sa është çmimi. Pra çmimi dhe vlera e blerjes është aq sa e kam blerë”, u shpreh Alfred Gjoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat