Rinisin reshjet e borës në veri dhe juglindje të Shqipërisë, problem mbeten ngricat - Bota Sot
Rinisin reshjet e borës në veri dhe juglindje të Shqipërisë, problem mbeten ngricat

Shqipëria

Rinisin reshjet e borës në veri dhe juglindje të Shqipërisë, problem mbeten ngricat

Më: 14 janar 2019 Në ora: 10:37
Shqipëri

Teksa Shqipëria e mesme është “pushtuar” nga shirat, në veri dhe juglindje të vendit kanë rinisur reshjet e borës.

Kështu raportohet se në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm kanë rinisur reshjet e borës por me intensitet të ulët. Situata paraqitet e normalizuar në rrugët nacionale .

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Dibër dhe si pasojë rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar.

Po ashtu borë po bie edhe në juglindje, nga ku raportohet se problemi më i madh janë ngricat.

Situata paraqitet më problematike në zonat e Voskopojë dhe Dardhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...