Vrasja e trefishtë në Tiranë, flasin fqinjët

Shqipëria

Vrasja e trefishtë në Tiranë, flasin fqinjët

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:03
Fqinja mes lotësh u shpreh se prej 18 vitesh që jetonte në lagje nuk kishe dëgjuar kurrë një konflikt prej tyre. 

Fqinjtë e çiftit Mata janë shprehur për mediat se ishin të tronditur nga lajmi dhe se nuk mund ta besonin pasi të dy ishin njerëz shumë të mirë.

“Shumë familje e mirë. Jemi shumë të tronditur. Sipas thashethemeve këta kanë pasur konflikte por nuk e mendonim që do arrinte deri këtu. I njohim prej 25 vitesh,” – tha fqinji.

Ndërsa fqinja tjetër mes lotësh u shpreh se prej 18 vitesh që jetonte në lagje nuk kishe dëgjuar kurrë një konflikt prej tyre. 

“Njerëz me të mirë nuk kam parë. Kemi qarë, jemi trishtuar shumë. Famlije shumë e rregullt. Nuk na shkonte mendja që do të ndodhte kjo gjë. Jemi shumë të trishtuar. Eshtë bërë hataja”, - tha fqinja përmes lotëve. 

Në orët e para të mëngjesit në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. 

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Valentina Mata dhe për Majlind Lilën, 52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat