Borë dhe shi në Shqipëri, por nga nesër ulen më tepër temperaturat - Bota Sot
Borë dhe shi në Shqipëri, por nga nesër ulen më tepër temperaturat

Shqipëria

Borë dhe shi në Shqipëri, por nga nesër ulen më tepër temperaturat

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Deri në mbrëmje, në të gjithë vendin do të ketë reshje dhe kryesisht dëborë, pasi temperaturat në orët vijuese do të ulen edhe më tepër gjatë natës.

Pritet një rënie me 4-5°C të tjera duke zbritur minimumin në zonat malore në -13°C apo edhe vlera më të ulëta, në zonat e thella malore.

Fatmirësisht, dita e nesërme sjell mot të kthjellët; po ashtu edhe 2–3 ditët vijuese nuk do të ketë reshje mbi territor ndërsa, tabloja termike e Shqipërisë do të normalizohet pas ditës së enjte kur temperaturat në zonat malore ngjiten në -4 apo -5 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...