Meta i përgjigjet Ramës: Kushtetuta e para! - Bota Sot
Meta i përgjigjet Ramës: Kushtetuta e para!

Shqipëria

Meta i përgjigjet Ramës: Kushtetuta e para!

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:12
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer nje pergjigje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se do te merrte postin e ministrit te Jashtem.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.

NO MORE FAKE STATE.
Shqipëria e para!”, shkruan Meta.

Reagimi i Presidentit vjen pasi Kryeministri Rama e akuzoi se nuk ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Në një postim të mëhershëm gjatë kësaj të hene, Rama u shpreh se këtë shkelje “do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat, në Gjykatën e re Kushtetuese”.

Gjithashtu Rama njoftoi se deri atë do të jetë “de jure” në këtë rolin e Ministrit të Jashtëm, sepse sipas tij “s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit“.

Ndërkohë vetë kreu i shtetit bën sikur harron që edhe vetë ai, është deri në fyt i përzier në shkeljen e Kushtetutës, në rastin konkret!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...