Berisha ironizon Ramën: Shqipëria ka dy ministra të Jashtëm - Bota Sot
Berisha ironizon Ramën: Shqipëria ka dy ministra të Jashtëm

Shqipëria

Berisha ironizon Ramën: Shqipëria ka dy ministra të Jashtëm

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:16
Sali Berisha dhe Edi Rama

Sali Berisha përmes një statusi në llogarinë personale në “Facebook” ka komentuar lëvizjet e bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në llogarinë personale në “Facebook” ka komentuar lëvizjet e bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ‘De Jure’  do jetë ministër i Jashtëm pas mosdekretimit të Gent Cakajt nga Presidenti Ilir Meta në krye të këtij institucioni.

Ai shprehet se Shqipëria tashmë ka dy ministra të Jashtëm, ndërsa emrin e Ramës për ta mbajtur përkohësisht postin e Diplomacisë së Jashtme e quan antikushtetues. Berisha shprehet  gjithashtu se kjo maxhorancë po tregon se ka hyrë në rrugën e kapitullimit.

“Shqiperia me dy ministra te jashtem, Diziu kushtetues Edvini antikushtetues!

Te dashur miq, nje sherrnajeve madhe ka shperthyer keto dite midis ministrit te jashtem antikushtetues apo te kryesise se Partise Socialiste, Edvin Kristaq Rama dhe ministrit kushtetues Ditzi Bushati, te cilin neni 106 i Kushtetutes e detyron te qendroje ne detyre gjersa presidenti i Republikes ta ç’dekretoje ate si minister i jashtem dhe te dekretoje e te beje betimin para presidentit personi qe do te zevendesoje ate ne postin e ministrit te jashtem.

Situata me dy ministra te jashtem eshte tragjikomike dhe deshmon se mazhoranca e droges, krimit dhe vjedhjeve po kapitullin. Kjo situate do te thote se Shqiperia defacto eshte pa minster te jashtem. Rama, i tmerruar nga vizita e parashikuar me kohe per sot dhe neser e Ditziut ne Berlin, shume e rendesishme per hapjen e negociatave ne qershorin qe vjen, bllokoi viziten.

Ai, pasi deshtoi ta detyroje Ditziun ti paraqes doreheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi ne ekstrem duke i bllokuar pasaporten diplomatike dhe bere te pamundur udhetimin e Ditziut per Berlin por njekohesisht duke derguar nje mesazh te neveritshem dhe turperues ne kancelarine gjermane. Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise. Sb”, shkruan ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...