Dyshimet, atentati në Vlorë mund të ketë rrënjë të thella që shkojnë në vitin 1998 - Bota Sot
Dyshimet, atentati në Vlorë mund të ketë rrënjë të thella që shkojnë në vitin 1998

Shqipëria

Dyshimet, atentati në Vlorë mund të ketë rrënjë të thella që shkojnë në vitin 1998

Më: 14 janar 2019 Në ora: 19:57
Vlorë

Antentati me armë zjarri në Vlorë këtë pasdite të së hënës mund të ketë lidhje të thella.

Të paktën kështu rezulton pista e hetimit pasi personi i cili u qëllua nga dy atentatorët ka qenë bashkëpunëtor i vëllezërve Llanaj në Vlorë.

I plagosur dhe aktualisht në gjendje kritike është Mikel Mehmeti. 41 vjeçari ka marrë një plumb në krahasor dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Në makinë me të ka qenë dhe një tjetër person i cili dyshohet se është plagosur, por ende nuk ka të dhëna të sakta mbi të pasi policia nuk e ka gjetur në vendngjarje.

Atentatorët pasi e kanë qëlluar objektivin janë larguar. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe një makinë të djegur e cila dyshohet se është e autorëve që kanë kryer atentatin.

Vëllezërit Llanaj në Vlorë janë të njohur për hasmërinë me familjen Xhaferi dhe të shumta kanë qenë vrasjet dhe atentatet e kryera mes tyre, përfshi dhe atë që është njohur si masakra e Çoles.

Si nisi konflikti mes dy fiseve

Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferri ka nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysh Xhaferri. Baftjar Llanaj u akuzua për vrasjen e tij.

Në qershor 2011 u ekzekutua Baftjar Llanaj. Policia arrestoi autorin Sako Xhaferri, djali i Gjysh Xhaferrit.

Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferri, djali i viktimës Gjysh Xhaferri nga  Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Altin Aliaj u la me “detyrim paraqitje” nga Gjykata.

Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysh Xhaferrit. 1

Sot, më 1 tetor 2017 u plagos në atentat, Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Baftjar Llanaj.

SI U VRA BAFTJAR LLANAJ

Baftjar Llanaj, u vra në 2011-­ën në Selenicë të Vlorës, pas një prite që iu zu pritë nga autorët ndërsa kthehej për në qytetin bregdetar. Nga plumbat u plagos edhe një prej dy atentatorëve, i cili përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor të 2011­0ës rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”.

Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60­ vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Autorët kanë qenë në buzë të rrugës, duke ditur lëvizjet e Llanajt, i cili shkonte shpesh në Selenicë, (vendi i lindjes), ku kishte pronat e veta dhe ullishte. Sapo makina “Benz” me targa VL 6368 C e Llanajt është afruar, autorët kanë nisur të qëllojnë drejt saj me automatik. Për shkak të inercisë, makina ka lëvizur për 10 metra, duke përfunduar më pas në një kanal buzë rruge. Autorët i janë afruar duke vazhduar ta qëllojnë me armë zjarri, ç'ka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme 60-­vjeçarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...