Shkon për peshkim, por mbytet në lumin Shkumbin

Shqipëria

Shkon për peshkim, por mbytet në lumin Shkumbin

Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm në fshatin Xibrakë, në shtratin e lumit Shkumbin është gjetur i mbytur shtetasi N.P.

Mësohet se 77 vjeçari, banues në Elbasan kishte dalë për peshkim.

Sipas policisë nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjareve rezulton se është mbytur aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat