Dorëzimi i Balilit, “Der Spiegel”: Organizator i trafikut të drogës nga Amerika Latine, lidhja me politikën

Shqipëria

Dorëzimi i Balilit, “Der Spiegel”: Organizator i trafikut të drogës nga Amerika Latine, lidhja me politikën

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:43
Klement Balili

Dorëzimi në polici i atij që është quajtur si “Eskobarit të Ballkanit” Klement Balilit, solli edhe reagim në mediat ndërkombëtare.

Revista gjermane “Spiegel” i ka kushtuar një artikull dorëzimit të Klement Balilit para dy ditësh.

Në shkrim theksohet se ‘Balili konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore.

Shkrimi i poshtë:

Për një kohë të gjatë, ai arriti të shpëtojë nga kthetrat e policisë. Tani, kreu i dyshuar i mafias shqiptare të drogës, Klement Balili, është vetëdorëzuar pranë qytetit jugor të Sarandës. Ai konsiderohej si një prej krerëve të bandave më të kërkuar në botë.

Kreu i policisë shqiptare, Ardi Veliu, e solli personalisht shefin e klanit të drogës në Tiranë. Atje, Balili u vendos në qelitë e paraburgimit. Ai duhet të përgjigjet para gjykatës për dyshimet e trafikut të drogës, krijimit të një grupi të organizuar kriminal, për evazion fiskal dhe pastrim parash.

I njohur edhe si ‘Pablo Eskobari i Ballkanit’, ai konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore.

Autoritetet shqiptare e kërkonin prej dy vitesh.

Balili konsiderohet se ka lidhje të mira me politikën shqiptare, madje ka qenë edhe zyrtar i administratës shtetërore. Kjo i ka mundësuar atij që për një kohë të gjatë të veprojë në mënyrë të papenguar dhe të shpëtojë nga përpjekjet për arrestim nga policia, pasi mesa duket kishte informatorë në qarqet hetimore.

Ndërkombëtarisht u bë i njohur kur në maj të vitit 2016, policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, kapi rreth 670 kg kanabis në ishullin e Zakinthos.

Balili i shpëtoi për pak arrestimit në atë kohë. Disa anëtarë të bandës së tij u arrestuan. Që atëherë, hetuesit grekë e kanë në kërkim. SHBA, nëpërmjet ambasadorit amerikan në Tiranë, i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta arrestojnë Balilin. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat