Negociatat, Basha mbështet skepticizmin e Holandës: Qëndrim i drejtë!

Shqipëria

Negociatat, Basha mbështet skepticizmin e Holandës: Qëndrim i drejtë!

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:10
Lulzim Basha

Holanda ishte një nga tre vendet skeptike në qershorin e vitit të kaluar që shtynë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Dhe për Lulzim Bashën ky është një vendim i drejtë.

“Qëndrimi i Holandës vijon që të jetë i drejtë, por strikt, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret dhe këtu nuk ka asgjë të re, ky është qëndrimi i atyre që duan të mirën e vendit” deklaroi Basha sot

Por nga ana tjetër, vetë ministri holandez, gjatë një konference për mediat, deklaroi se Holanda është e përkushtuar që të ndihmojë Shqipërinë drejt BE

“BE është bashkimi i vlerave, dhe sundimit i ligjit. Është mëse logjike që të përdor të njëjtat kritere dhe për shtetet anëtare aspiruese. Jemi të përkushtuar që të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE”, -tha Blok.

Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit me ministrin holandez deklaroi se se opozita do kryesojë protestat në të gjithë vendin deri në largimin e Edi Ramës.

Data për nisjen e protestave, sipas Bashës, do vendoset në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat