Mungoi në ceremoninë e betimit, Rama 'bën gallatë' me një nga emrat e rinj të kabinetit

Shqipëria

Mungoi në ceremoninë e betimit, Rama 'bën gallatë' me një nga emrat e rinj të kabinetit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:00
Edi Rama

Sot u betuan para Presidentit Ilir Meta 8 emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, pak minuta më parë kryeministri i vendit dhe njëkohësisht i vetëshpallur Ministër i Jashtëm, Edi Rama ka përshëndetur në mënyrë mjaft komike nisjen e këtij rrugëtimi të ri, pikërisht për zëvendëskryeministrin Erjon Braçe.

Ai ka postuar një foto të Braçes, teksa shihet i qeshur e duke treguar me gisht stemën e skuadres së futbollit, Juventusit.

Image

“Me kembe te mbare”, shkruan Rama duke e shoqëruar me një emoi të qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat