Ministrja e re e arsimit tregon planin sesi do i japë fund ngujimit të studentëve

Shqipëria

Ministrja e re e arsimit tregon planin sesi do i japë fund ngujimit të studentëve

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:52
Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini ka treguar planin e saj për t’i dhënë fund ngujimit të studentëve nëpër fakultete.

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini ka zbuluar në emisionin Top Talk  planin e saj për t’i dhënë fund ngujimit të studentëve nëpër fakultete.

“Kam në plan që të shkoj në të gjitha fakultetet dhe të flas me studentët që po protestojnë ende brenda institucioneve”, tha Shahini.

Ministrja theksoi se ajo i ka pyetur studentët se cilat janë aspekte e ligjit të arsimit të lartë që kanë shkaktuar probleme dhe cilat pjesë do të shkaktojnë probleme pas 10 viteve, por, sipas saj, në këtë pikë nuk ka marrë përgjigje konkrete.
“Pakti nuk ka nevojë të miratohet në Parlament. Ajo që synojmë të bëjmë është të shohim mundësitë tona dhe të universitetit për të përmirësuar sistemin.

Përmes diskutimit duam të arrijmë aty ku duhet. 8 kërkesa kishin studentët. Tarifat ishin pjesa kryesore dhe morëm 4 vendime që e adresojnë në forma të ndryshme tarifën. Në masën më të madhe përgjysmohet tarifa. Kostoja e kësaj, përfshi bursat, kushton 1,8 miliardë lekë dhe përfitojnë mbi 90 mijë studentë”, shtoi Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat